Burri therr gruan e tij para fëmijëve të vegjël

Një burrë 40-vjeçar ka therrur gruan e tij me thikë para fëmijëve, 2 dhe 15 vjeç në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në Milzano (Brescia) të Italisë.

Këtë lajm e ka deklaruar kryetari i fshatit dhe raportohet se janë dëgjuar ulërima të mëdha që vini nga shtëpia e tyre, raporton OraNews.

Fshqinjët kanë vrapuar drejt shtëpisë së tyre dhe kanë gjetur vajzën e madhe të çiftit të mbuluar me gjak e cila po kërkonte ndihmë.

Pas ngjarjes burri është dorëzuar vetë para policisë.