Burri nga Vitia arrestohet pasi që ngacmoi seksualisht një vajzë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se në Viti është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte ngacmuar një vajzë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ngacmuar viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

loading…