Burri nga Mitrovica: Më është mbushur oborri me ujë nga shiu, nuk po guxoj të dal nga shtëpia

Lulzim Dajakut nga Zhabari i Mitrovicës thotë se i është mbushur oborri i shtëpisë me ujë, për shkak të reshjeve të shiut.

Banori i rrugës “Rasim Emini” ka thënë për Mitropol se nuk po mund të dalë nga shtëpia dhe se po frikësohet se uji mund t’i hyjë edhe brenda dhe t’ia dëmtojë të gjitha gjërat.

Ai ka kërkuar ndihmën e komunës që ta shmangë më të keqen.