Burri nga Kamenica e gjen gruan të vdekur në një objekt afër shtëpisë

Një burrë nga fshati Muqiverc i Kamenicës ka raportuar në Polici se e ka gjetur bashkëshorten e tij të vdekur në një objekt afër shtëpisë së tyre.

Në vendin e ngjarjes më pas ka dalë ekipi mjekësor ku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Fsh. Muqiverc, Kamenicë 07.05.2021 – 12:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.