Ferizaj

Burri nga Ferizaj raporton në Polici se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj

Një burrë nga Ferizaj ka raportuar në Polici se bashkëshortja e tij, për motive të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

“PERSON I ZHDUKUR – Ferizaj 12.10.2023-19:00.  Me 13.10.2023 ankuesi  kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, për motive të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.