Burri i Albulena Haxhiut paralajmëron gjakderdhje: Më parë pranoj vdekjen time sesa vrasjen e demokracisë

Burri i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albuena Haxhiut – Alban Krasniqi, i cili është edhe aktivist i VV-së, përmes një shkrimi ka shkuar shumë larg pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejt presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit si kryeministër.

“Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje!
Krejt ata që kanë shkarravitur në atë vendim skandaloz le ta dinë që nuk u falet! Më parë pranoj vdekjen time sesa vrasjen e demokracisë! Shihemi në shesh, e kudo që na imponohet”, ka shkruar Krasniqi.