Burri i Albulena Haxhiut kujdestaron, mbron Fitore Pacollin që sulmoi Haradinajt

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi i ka dalë në krah deputetes së kësaj partie, Fitore Pacollit për deklaratën lidhur me nënën e ish’kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se shumë nëna, ballarë e fëmijë dëshmorësh kanë vdekur tash e 20 vite pa dorën e shtetit, e të përbuzur.

Ai thotë se këto raste për presidentin Hashim Thaci, kreun e PDK’së, Kadri Veselin, kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn, e atë të Nismës, Fatmir Limaj janë statistika që nuk merituan vëmendjen e tyre.

“Këta, këto 20 vite nuk i kam parë të jenë angazhuar përtej interesave të tyre familjare-politike-biznesore në kurriz tonin si pjesë e UÇKsë por sidomos në kurriz të qytetarëve dhe në dëm të vendit.

Në luftë i thonin disave që po fshihen pas dimijave. Mbase veprimi i atyre asokohe kur jeta dhe vdekja ishin pranë njëra tjetrës edhe mund të arsyetohet, POR që sot për ta mbrojtur krimin dhe korrupsionin e tyre 20 vjeçarë fshihen pas familjarëve të tyre e kujtëdo tjetër që paraqet ndjesi për shoqërinë është e turpshme dhe tregon zhveshjen e tyre nga çdo normë morale shoqërore e kombëtare.

Multimilionerë, mercenarë dhe mafiozë”, ka shkruar ai.