Burrel

Burrel| Në vitin 2013 i plagosi vajzën, babai merr hak pas 11 viteve, vret me armë 52-vjeçarin

Një 63-vjeçar i identifikuar si Islam Mata, ka vrarë me armë gjahu Petrit Puplën, 52-vjeç në fshatin Vig të Burrelit.

Pas ngjarjes së rëndë, autori ka marrë policinë në telefon dhe i ka treguar çfarë ka ndodhur, e më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima Petrit Pupla, në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e autorit Islam Mata .

“Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel , shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M”, njofton policia.

VIDEO BONUS: Haliti s’i përjashton koalicionet: Do punojmë për të dalë partia e parë