Burrë e grua rrihen mes vete me shuplaka në Fushë Kosovë

Një grua nga Fushë Kosova mbrëmë raportoi në Polici se është goditur me shuplakë nga burri i saj.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se pas goditjes që mori nga bashkëshorti, edhe ankuesja kishte vepruar në të njëjtën mënyrë.

Viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.