Burrë e grua në Pejë rrahën mes vete derisa udhëtojnë, njëri bëhet për spital

Policia ka njoftuar se janë arrestuar një burrë e një grua (çift).

Sipas Policisë, derisa kanë qenë duke udhëtuar me veturë, ata kishin pasur një mosmarrëveshje dhe e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrit.

E dyshuara ka marrë tretman mjekësor.

Policia thotë se të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR /DHUNË NË FAMILJE /SULM | Pejë 09.09.2022 – 09:00-23:50. Janë arrestuar dy të dyshuar qift bashkëshortor mashkull dhe femër të dy kosovar për shkak se derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë kishin pasur mosmarrëveshje dhe e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin, ku si pasojë e lëndimeve e dyshuara ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit kishin qenë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”