Burrë e grua janë shtrirë në repartin Intensiv për shkak të gjendjes së rënduar.

Kjo gjendje derivoi nga shpërthimi i një bombole të gazit në banesën e tyre.

Këtë e konfirmoi edhe drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka. Uka për lajmi.net ai pohoi se shkalla e djegies ka qenë e madhe.

“Ata fillimisht kanë marrë trajtimin urgjent, përkitazi me situatën. Më pas, për shkak të gjendjes së rënduar, u desh të prisnin që të liroheshin vendet në repartin Intensiv, për t’u shtrirë aty. Gjendja ka qenë e rëndë, sepse shkalla e djegies ka qenë e madhe”, tha Uka për lajmi.net.

Në anën tjetër duhet thënë se policia edhe më tutje nuk ka dhënë detaje rreth rastit në fjalë.