Burrë e grua, Albulena e Albani paralajmërojnë “pasoja të rënda” nëse Kushtetuesja nuk vendos në favor të VV-së

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar revoltë masive qytetare në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendos në favor të tyre lidhur me dekretin.

Krasniqi në një shkrim të bërë në Facebook ka kërkuar zgjedhje të reja, duke shkruar se kushdo që kërkon të shpëtojë presidentin e vendit e LDK’në duke futur duart në Kushtetutë do të përballet me revoltë masive qytetare.

“Kushdo që tenton ta shpëtojë Hashimin dhe Isën duke i fut duart në kushtetutë le ta dinë që ka me u përballë revoltë masive qytetare. ZGJEDHJE PO – VJEDHJE JO”, ka shkruar ai.

Për vendimin që pritet të marrë Kushtetuesja, Krasniqi ka reaguar edhe sot gjatë ditës. I njëjti ka thënë se presidenti nuk do t’ia hedh paq, duke thënë se po luan një lojë të rrezikshme.

Sipas anëtarit të LVV’së i njëjti do të bie në gropën që është duke e hapur vetë.

“Askush nuk është i paprekshëm kur i shërben krimit politik duke cenuar rëndë demokracinë. Nuk do ndalemi! Deri në çkapjen e shtetit! Deri në bërjen e republikës”, ka thënë ai.