Burim Ramadani: Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së

Zv/ministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani, ka thënë se Serbia po vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive.

Ai e ka cilësuar këtë presion nga shteti serb si krejtësisht të pakuptimtë.

“Nuk ka asnjë qëllim që mund të arrihet përmes këtyre veprimeve. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet”.

“Serbia po dëmton serbët e Kosovës. Sepse, Kosovën nuk mund ta ndalë si të tillë, por vetëm maltreton serbët e këtushëm. Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin”.

loading…