Burim Ramadani: Besimi i qytetarëve do ta kthejë Ramush Haradinajn edhe më të fortë

Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, është dëshmi për qytetarët se drejtojnë në të mirë të Kosovës.

”Pallati i Rinisë është rikthyer nga Qeverisja Haradinaj për komunën e Prishtinës. Pallati i Rinisë iu takon qytetarëve të Prishtinës dhe kësaj komune”.

”Qeveria Haradinaj e dëshmoi veten edhe në ligjin për Prishtinën ose edhe shumë ligje të tjera”.

”Nuk duhet të jetë shteti i Kosovës shtet eksperiment. Kam frikë që është eksperiment nëse dikush mendon që një pjesë e territorit të Kosovës të shkojë si pjesë e Serbisë”.

”Nuk besoj që këto versione apo këto dy vendime e mbajnë popullin e bashkuar, duhet pritur rezultatet e sovranit”.

Ramadani në Magazinën Zgjedhore tha se qëndrimi i Ramush Haradinajt dhe AAK-së për taksën është mjaft i qartë, njofton Klan Kosova.

Ndaj ai thotë se për këtë arsye edhe qytetarët e vendit duhet t’i japin edhe një mundësi për qeverisje AAK-së. Besimin që ata i japin vizionin e partive, garuesve të caktuar, e më pas mund të flasim për parime apo koncepte.

”Ne nuk mund të shkelim mbi statusin e territorit të Republikës së Kosovës. Janë disa parime që nuk mund të diskutojmë”.

”Ne po kërkojmë besimin e qytetarëve që të mbajmë Kosovën e bashkuar edhe popullin e bashkuar. Nuk mbahet Kosova e bashkuar dhe populli duke ndërruar 100 herë brenda ditës qëndrimet”.

”Paqëndrueshmëria e politikanëve nuk e mban shtetin të bashkuar. Secili qytetar e ka të qartë qëndrimin e Ramush Haradinajt dhe AAK-së për taksën”.

”Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është qartësuar nga vet ai. Ne besojmë që besimi dhe vullneti i qytetarëve do ta kthejë atë edhe më të fortë dhe e bënë edhe Kosovën më të bashkuar”.

loading…