Burim Berisha e lë Fushë-Kosovën pa shesh, mbyll rrugët për një muaj

Qyteti i Fushë Kosovës nuk ka asnjë shesh a po shëtitore për qytetarët. E në mungesë të tij, kryetari i kësaj Komune, Burim Berisha ka marr vendim që t’i mbyll rrugët për një muaj. Këtë traditë Fushë Kosova e ndjek tash e disa vite.

Në njoftimin që ka lëshuar kjo komunë për media është treguar se “Rruga nga Shkolla “Mihal Grameno” deri te rruga “Pajazit Islami”, do të mbyllet për lëvizjen e veturave në këtë periudhë kohore Data: 01.07.2022 – 31.07.2022.

Siç ka treguar komuna arsyeja e mbylljes së këtyre rrugëve është që të shfrytëzohet shëtitorja vetëm për qytetarët dhe e njëjta nuk mund të përdoret për veturat.

Ky është njoftimi i plotë:

  • Njoftim Për Qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës *

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës dhe më gjerë se rruga “DARDANIA”, përkatësisht rruga nga Shkolla “Mihal Grameno” deri te rruga “Pajazit Islami”, do të mbyllet për lëvizjen e veturave në këtë periudhë kohore:

Data: 01.07.2022 – 31.07.2022

Ora: 20:00 – 24:00

Arsyeja e mbylljes së këtyre rrugëve është që të shfrytëzohet shëtitorja vetëm për qytetarët dhe e njëjta nuk mund të përdoret për veturat.

Luten qytetarët që frekuentojnë në këtë interval kohorë të kenë konsideratë ndaj policisë të cilët do të kujdesën për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë.

Në të gjitha kryqëzimet e rrugëve dhe kënde të rrugëve do të jenë të vendosura shenjat orientuese të komunikacionit për hyrje-dalje!

Faleminderit për mirëkuptim!