Burim Ahmetaj zgjedhet Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shumicë votash sot ka zgjedhur Burim Ahmetaj, Kryeshef Ekzekutiv të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga burime mbrenda KQZ merret vesh se ne garë kanë qenë 21 kandidatë, prej tyre janë intervistuar nëntë kandidatë.

Burim Ahmetaj nga viti 2008 ka udhëhequr Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, dhe nga profili i tij mesojmë se ka përvojë mëse 12 vjeçare në zgjedhje si dhe ka punuar edhe si ekspert zgjedhor për UNDP, njohës i gjuhës angleze, serbe dhe gjermane.

Mësohe se KQZ nesër do të mblidhet për të vendosur për kandidatin me të sukseshëm.