Burgim të përjetshëm për shqiptarin që vrau grekun, nëna e viktimës: Dhimbja ime është e madhe

Nëna e 44-vjeçarit grek, i cili u vra në nëntor të vitit të kaluar nga një 27-vjeçar shqiptar dhe një 37-vjeçar grek, ka folur për mediat greke.

Shqiptari është dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa bashkëpunëtori i tij me 4 vjet e dy muaj burg.

Ndërkohë e ëma Marios, 44-vjeç ka thënë për mediet greke se dhimbja e saj është shumë e madhe dhe se as dënimi me burgim të përjetshëm nuk e ngushëllon atë, teksa thotë mes lotësh se djali i saj punonte nga mëngjes deri në darkë.

“Dhimbja ime është shumë e madhe. Deri sa dy vrasësit hynë në burg, dridhesha e tëra. Çfarë të bëj që njërin e dënuan për jetë dhe tjetri që do të lirohet pas disa vitesh, biri im nuk kthehet më”, tha Toula Vasakari për “Live News”, transmeton Express.