Burg për dy inspektorët e korruptuar të Tatimeve në Tiranë

Jepet masa e sigurisë “arrest me burg” për dy inspektorët e hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë arrest me burg për Gentian Elezin 29 vjeç dhe Artan Kroj 37 vjeç.

Dy zyrtarët akuzohen për “korrupsion pasiv dhe aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe “shpërdorim të detyrës”.

Ata u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Durrësit pas nje hetimi proaktiv 3 mujor.

Dy të arrestuarit në bashkëpunim edhe me një inspektor tjetër të shpallur në kërkim, shpërdoronin detyrën dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.