Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot fermerin Korab Sejdiun, i cili përveç grurit, ka mbjellur edhe 26 hektarë me luledielli.

Bulliqi përmes një postimi në rrjetin social Facebool ka thënë se rendimetet e këtij viti janë të begata, raporton Ballkani.info.

“Vizitë te fermeri Korab Sejdiu. Krahas të mbjellave me grurë, familja Sejdiu ka mbjellur edhe 26 hektarë me luledielli. Kënaqësi të shohësh fermerë të vyeshëm si Korabi dhe familja e tij, të cilët me përkushtim të lartë e punojnë tokën. Jemi të lumtur që rendimentet këtë vit janë të begata!  Me vizita të tilla do të vazhdojmë edhe të fermerët tjerë. Ndërkohë që, mbështetja jonë për fermerë të vyer do të jetë e vazhdueshme!”, ka shkruar ai.

Ai gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga Drejtoresha e Bujqësisë, Lirie Hoti./Ballkani.info/

Postimi i plotë: