Bulliqi, Rudari dhe Fetahu ishin kandidatë për deputetë vitin e kaluar, ja nga sa vota i kishin marrë në Podujevë

Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës.

Në garë për të parin e këtij qyteti janë: Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje, Naim Fetahu nga PDK dhe Nexhmi Rudari nga LDK.

Te tre kandidatët ishin në garë për deputet në zgjedhjet vitit të kaluar. Sipas rezultateve të publikuara në KQZ, më së shumti vota në qytetin e Podujevës kishte marrë Shpejtim Bulliqi.

Kandidati i LVV-së kishte marrë gjithsej 4717 vota vetëm në qytetin e Podujevës. Ndërsa, kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari në zgjedhjet e 6 tetorit kishte marrë 3841 vota në Podujevë.

Kurse kandidati i PDK-së, Naim Fetahu kishte 2394 vota. Sot te tre kandidatët kërkojnë besimin e qytetarëve të Podujevës.