Bulliqi për Besnik Tahirin: Djalë i mirë, pak ka nejtë dhe pak e njeh Podujevën

Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka komentuar kandidatët nga partitë tjera që synojnë Podujevë. Për secilin ka një vlerësim pozitiv, por thotë se fitorja i takon atij.

Më kritika Bulliqi ka qenë për Besnik Tahirin e AAK-së, si mysafir në Frontal, duke thënë se Tahiri e njeh shumë pak Podujevën pasi ai nuk ka jetuar atje.

“Pak ka nejt në Podujevë, pak e njeh Podujevën. Djalë i mirë, i përgatitun por Podujevën pak e njeh. Në zgjedhjet e kaluara lokale, kur garojke për Prishtinën ka thënë se se në Podujevë shkon shumë rrallë”, ka thënë Bulliqi i cili kandidatin e LDK-së, Ekrem Hyseni e cilëson si djalë të mirë e profesionist i mirë.

Fjalë të mirë kreu aktual i Podujevës pati edhe për Florëtë Zejnullahun e PDK-së.