Bulliqi në prani të Kurtit: Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon VIDEO

Këtë të hënë është hapur zyrtarisht fushata zgjedhore në Komunën e Podujevës për zgjedhjet për kryetar që mbahen më 29 nëntor.

Më të nisur fushata, kandidatët për kryetar të komunës kanë nisur takimet me qytetarë.

Kështu ka vepruar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Ai bashkë me kreun e partisë, Albin Kurti, kanë qëndruar sot në një konak në llap.

Aty Bulliqi, në një video që e ka siguruar Klankosova.tv, dëgjohet duke mbajtur një fjalim, në të cilin ndër të tjera shprehet: “Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon…”.

“Këto që po i thoni ju ne sigurisht që të gjitha nuk i dimë, i dimë disa që janë makro – më të mëdha, por jo këto individuale. Fatkeqësisht ankesa duhet me ba. Nuk mjafton veç ankesa por duhet edhe veprim”.

“E kur i bëjnë veprimet qytetarët? Kur mbahen zgjedhjet. Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon…”, ka thënë Bulliqi.