Bulliqi me shpinë për muri: Po, më është punësuar vajza me kontratë mbi vepër

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pranuar në emisionin Pressing në T7 se vajza e tij është e punësuar me kontratë mbi vepër.

Teksa fliste për punësimet që i ka bërë kandidati i LDK’së, Nexhmi Rudari, në komunë në sektorin e arsimit ai është pyetur edhe për punësimi9n e vajzës së tij.

“Po më është punësuar vajza me kontratë mbi vepër”, tha ai.

“Të paktën vajza ime është punësuar pasi ka diplomë dhe notën mesatare mbi 9. Po mbesa e juaj nuk ka diplomë fare. E keni bërë vëllaun drejtor në njërën prej shkollave më të mëdha në Podujevë”, shtoi ai.