Bullgaria e dëbon edhe një diplomat rus që shfrytëzonte mbulesën e diplomatit për të kryer aktivitete spiunazhi

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë e shpallë edhe një tjetër diplomat rus person Non-Grata.

Kjo vije një ditë pas njoftimit të Prokurorisë bullgare që ka dëshmi se gjashtë shtetas rusë, në mes viteve 2011 dhe 2020,  kanë marr pjesë në organizimet dhe sulmet, që kanë rezultuar me shpërthime në katër fabrika dhe depot ku ruheshin armatimet, të cilat i përkisnin biznesmenit bullgar Emilian Gebrev.

Në kuadër të hetimeve në lidhje me implikimin e shtetasve rusë, Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ka biseduar me Ambasadorin e Rusisë në Sofje dhe ka kërkuar nga ai që Rusia të bashkëpunoj në hetimet në lidhje me shpërthimet dhe tentimin për likuidimin e biznesmenit bullgar Emilian Gebrev.

Ministrja Zaharieva, ja bëri me dije Ambasadorit rus se i është kushtuar rendësi edhe komenteve të zyrtarëve të lartë rusë, në lidhje me deklaratën e Prokurorisë bullgare në lidhje me implikimin e gjashtë shtetasve rusë. Ajo e njoftoj ambasadorin se Bullgaria rezervon të drejtën për të ndërmarr veprime të mëtejme dhe kërkon nga Ambasadori rus në Sofje, që të ndërpres veprimet e Shërbimeve ruse në Bullgari, të cilët shfrytëzojnë si mbulesë postet diplomatike, duke e shkelur Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.