Bullgarët e përjetojnë rëndë humbjen – sulmojnë tifozët e Kosovës, Policia bllokon “Dardanët” (VIDEO)

Tifozët bullgarë e kanë përjetuar rëndë fitoren spektakolare të Kosovës në Bullgari, 2:3.

Pas ndeshjes huliganët bullgarë kanë filluar t’i sulmojnë tifozët kosovarë ende pa dalë nga stadiumi. Me këtë rast ka ndërhyrë Policia bullgare, e cila i ka bllokuar tifozët kosovarë në stadium.

Intervenimi i Policisë ka ardhur me qëllim për ta parandaluar ndonjë masivizim të mundshëm të përleshjeve kur dihet se në Sofje kishte numër shumë të madh të tifozëve të Kosovës.