Modelja nga Venezuela, Michelle Lewin, po argëtohej në seancat e fotografimeve në Bahamas. Por, argëtimi në plazhin me diell shpejt u shndërrua në një makth, raporton “People”.

Kjo modele fitnesi 32-vjeçare e vizitoi ishullin Big Major Cay në Exuma, një zonë e pabanuar e njohur për popullatën e derrave të egër të cilët pa u penguar lëvizin nëpër plazhe.

Shumë turistë dhe modele e vizituan këtë vend për t’u larë së bashku me derrat, por gjërat për Michelle Lewin, e cila e vizitoi këtë destinacion për qëllime të fotografimeve ekzotike, nuk përfunduan aq mirë.

Kjo modele në profilin e saj në Instagram i postoi disa videoklipe në të cilat shihet e shtrirë në rërë me derra dhe gica, duke ua përkëdhelur kokat dhe duke i lënë t’ia lëpijnë duart. Pastaj ajo u hodh në ujë për t’i bërë disa fotografi pranë derrave.

Kur vendosi të dilte nga uji, ajo shkurtimisht ua ktheu shpinën derrave dhe ky doli të jetë një vendim i gabuar. Një derr vrapoi pas saj dhe e kafshoi atë në mollaqe. Në atë moment, venezuelasja e bukur filloi të bërtiste dhe të vraponte, ndërsa më shumë derra filluan të vraponin drejt saj.

Pas kësaj përvoje të pakëndshme, Michelle Lewin e postoi fotografinë në Instagram, ku vërehen dy shenja të kuqe në mollaqen e saj.