“Bukuroshja e fjetur” nuk është mir – femrave iu nevojitet më shumë gjumë për t’u dukur bukur

Gjumi është esencial për trupat tanë pasi që është koha kur trupin e shëron dhe e riparon veten.

Prandaj, i tërë shëndeti jonë varet nga gjumi dhe pushimi sepse gjatë kësaj faze trupi i sintetizon nutrientët esencialë, i riparon organet dhe qelizat, e merr energjinë e nevojshme dhe i parandalon problemet shëndetësore.

Kryesisht shkencëtarët i rekomandojnë 8 orë gjumë çdo natë, por së fundmi studimet kanë treguar se kjo mund të mos mjaftojë për femrat.

Siç duket, “bukuroshja e fjetur” nuk është mit dhe femrave iu nevojitet më shumë gjumë sepse kështu e përmirësojnë pamjen dhe kualitetin e lëkurës.

Femrat dhe meshkujt janë ndryshe në shumë mënyra dhe, për shkak të aktivitetit më të lartë të trurit te femrat, trupi i tyre ka nevojë për më shumë gjumë si mënyrë që trupi i tyre ta riparojë veten siç duhet.

Lajm i mirë për femrat, apo jo?

Prandaj, ekspertët rekomandojnë qe femrat të mundohen të flejnë pak më shumë se 8 orë në mënyrë që të jenë të shëndetshme!

loading…