Bukuroshja Albana Osmani flet pa doreza për virgjërinë, tregon se kur e humbi atë

Moderatorja, Albana Osmani ka qenë një ndër personazhet e ftuar në “Prive”, ku ka dhënë disa detaje nga jeta e saj private.

Përveç projekteve në jetën e saj profesionale, moderatorja ka folur edhe për marrëdhëniet me meshkujt, duke treguar se është single, dhe pëlqen shumë të krijojë një familje, kur të vijë i duhuri.

Por, “Prive” në listën e saj të pyetjeve, kishte dhe atë më kuriozen për shqiptarët: “Në çfarë moshe e ke humbur virgjërinë?”

Moderatores Albana Osmani, kjo pyetje i duket e rëndomtë, por gjithsesi ka preferuar që t’i përgjigjet kështu: “Virgjërinë…Është një pyetje shumë e konsumuar.

Të them të drejtën dhe kur e kam dëgjuar në disa intervista këtë pyetje, kam thënë ‘Boh shumë mentalitet i gabuar, ende bëhet kjo pyetje?’.

Për kuriozitetin tuaj, kam qenë 52 vjeç”.