Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka reaguar ashpër ndaj qeveria lidhur ne ushqimin për Ushtrinë e Kosovë.
Syla në llogarinë e tij në Facebook, krahas reagimit, ka publikuar edhe një copë bukë e mykur.
“Kjo copë buke sot u është servuar ushtarëve të Republikës së Kosovës në njërën prej kazermave në Gjilan. Prej dy muajsh, djemtë dhe vajzat që kanë përgjegjësi janë të uritur dhe të kequshqyer, sepse zyrtarë të lartë të regjimit të Albin Kurtit, kanë zgjedhur të vjedhin në vend që të kujdesen për mirëqenien e ushtarëve të vendit tonë”, ka thënë Syla. Ai ka shtuar se urgjentisht Prokuroria e Shtetit të merret me këtë çështje.
“Prokuroria e shtetit duhet urgjentisht të merret me ata që janë të përfshirë në hajni, madje edhe në vjedhjen e bukës së ushtarëve”, ka përfunduar Syla







