Kryeministri

“Bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit”, Rama publikon çmimet: Kukës-Cyrih 12 euro!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që duan të bëjnë pushimet në Stamboll apo Zyrih.

Ai shkruan se çmimet në këto vende janë vetëm 12 euro.

Kreu i qeverisë u drejtohet të gjithë personave që thanë se aeroporti i Kukësit ishte vetëm për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, duke thënë se nuk mund të shprehet në mënyrë tjetër vetëm t’u urojë “bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit”

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit

Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR”, shkruan Rama