Bujqit demantojnë ministrin, thonë se rendimenti këtë vit është më i ulëti ndonjëherë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se Kosova ka shënuar rekorde këtë vit me mbjelljen e sipërfaqeve me grurë. Bujqit ankohen për rendimentin e tyre.

Të mbjellave nuk u shihet fundi.

Dhjetëra hektarë sipërfaqe, Imer Mexhuani i punoi me mjaftë përkushtim për muaj me radhë.

Por puna e bërë këtu, nuk po shihet shumë frytdhënëse nga ai.

E shkaqet janë nga më të ndryshmet.

Fajtor për rendimentin por edhe për sipërfaqet e mbjella, po shihet edhe vonesa e ndarjeve të subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë.

Megjithatë, i pari i Ministrisë së Bujqësisë Faton Peci, ditë më parë u mburrë me të arriturat e dikasterit që udhëheq.

Në analizën e tij, tha që Kosova këtë vit shënon rekorde sa i përket sipërfaqeve të mbjella me grurë.