Ish-presidenti i Shqiperise

Bujar Nishani: Gabim i Shqipërisë që nuk bëri kundërakuzë ndaj raportit të Dick Marty-t

Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka kritikuar qeverinë e Shqipërisë e cila sipas tij ka heshtur në lidhje me raportin e Dick Marty-t.

Nishani ka thënë se nuk përzihet në çështje të drejtësisë, por ai besoj se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe ushtarët e saj nuk kanë bërë krime lufte.

“Ka qenë luftë mbrojtëse kjo e UÇK-së. Le të behet hetimi. Ne kemi pasur edhe në të kaluarën kur pjesëtarët e UÇK-së kanë dalë të pafajshëm nga drejtësia e Hagës”.

Nishani thotë se Serbia ka përgjegjësi të madhe politike dhe ligjore në Raportin e Martit dhe sipas tij Shqipëria nuk është dashur të heshtë.

“Shqipëri me kohë është dashur të bëjë një denoncim jo vetëm politik, por edhe ligjor në gjykatat evropiane ndaj atij raporti. Shqipëria është e legjitimuar sepse raporti përfshinë edhe Shqipërinë brenda. Shqipëria është dashur të bëjë pjesën e saj. Është e çuditshme pse qeveria e zotit Rama prej tetë vitesh i është shmangur këtij raporti…Në momentin kur raporti u hodh poshtë, Shqipërisë i ka lindur e drejta për të bërë kundërakuza”, deklaroi ndër të tjera Bujar Nishani.