Dita e diel e Shukri Bujës ka qenë me plot aktivitete, ndërkaq është përmbyllur në orët e vona në takim me të rinjtë e Janjevës.

“Së bashku me Vilsonin, kandidatin për Kuvend Komunal, u takuam me të rinjtë e Janjevës, me të cilët bashkëbiseduam për projektin politik të PDK-së për rininë”, ka shkruar Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit.

Sipas tij, ky projekt do t’u hapë mundësi të reja të rinjve janjevas, ashtu si të gjithë të rinjve të Lipjanit, më shumë hapësira për zhvillim, arsim, punësim dhe përfshirje aktive në vendimmarrje.

“Rinia është forca që do ta sjellë fitoren!”, ka shkruar Buja. /Ballkani.info/