Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka takuar sonte disa gra nga ky qytet.
“Së bashku me Afërditën, kandidaten tonë për Kuvendin Komunal, takuam disa gra nga qyteti i Lipjanit, me të cilat identifikuam bashkërisht sfidat e grave në Lipjan, si dhe diskutuam për rolin e komunës në menaxhimin dhe tejkalimin e këtyre sfidave”, ka shkruar Buja.
Ai theksoi se është thellësisht i përkushtuar që, në konsultim me gratë, të hartojnë politika, masa, programe dhe projekte specifike, që objektiv kryesor kanë rritjen e fuqizimit socio-ekonomik të grave, si dhe rritjen e ndikimit të tyre në qeverisje dhe vendimmarrje.
Postimi i plotë:






