Edhe të dielën Shukri Buja nuk i ka ndalë takimet me qytetarët e Lipjanit. Kandidati për kryetar ka takuar sonte gratë e Kraishtës, me të cilat ka biseduar për projektin që ai ka për Lipjanin.
“Së bashku me Valbonën, kandidaten për Kuvendin Komunal, takuam gratë e Kraishtës me të cilat bashkëbiseduam për projektin tonë politik për Lipjanin. Me theks të veçantë folëm për politikat që synojnë fuqizimin socio-ekonomik të grave dhe rritjen e rolit të tyre në vendimmarrje e qeverisje”, ka shkruar Buja.
Ai thekson se gratë e Kraishtës i dhanë energji të jashtëzakonshme dhe një motiv shtesë për të vazhduar rrugëtimin e tij.
“U zotuam se në mandatin tonë, gratë do të kenë hapësira reale për punësim, mbështetje për bizneset e tyre, si dhe përfaqësim të barabartë në institucionet vendimmarrëse”, ka shkruar Buja. /Ballkani.info/







