Shukri Buja, ish komandant i UÇK-së, tash kandidat për kryetar të Lipjanit, ka bërë sot homazhe me bashkëpunëtorë për dëshmorët e Brigadës 121 – Ismet Jashari Kumanova.

“Së bashku me vëllain e Ismet Jasharit – Komandant Kumanova, Xhemajl Jasharin, ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Lipjan, anëtarë të Shtabit të Degës së PDK-së dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, sot nderuam përvjetorin e përjetësisë së heroit Ismet Jashari – Komandant Kumanova, si dhe përvjetorin e dëshmorëve të Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut”, ka shkruar Buja.

Ai tutje ka theksuar se jeta, vepra dhe lufta e Komandant Kumanovës mbeten faqe e ndritur krenarie, frymëzim për gjeneratat që të ecin me përkushtim në rrugën e lirisë dhe të dinjitetit kombëtar.

“Ky homazh është shprehje e respektit të thellë për sakrificën sublime të tyre, e cila na kujton përjetësisht detyrimin tonë ndaj atdheut dhe ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. PDK-ja qëndron gjithmonë pranë historisë, sakrificës, dëshmorëve, viktimave civile, invalidëve të luftës dhe ushtarëve të UÇK-së, duke u përkulur me nderim para veprës së tyre”, ka shkruar Buja.

Postimi i plotë: