Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Lipjan, dhe Partia Ashkalinjëve për Integrim (PAI) kanë finalizuar një marrëveshje bashkëpunimi. Sipas kësaj marrëveshjeje, PAI ka vendosur që në zgjedhjet lokale 2025 të mos garojë me listë të veçantë për Kuvendin Komunal, por të mbështesë kandidaturën e Shukri Bujës për Kryetar të Komunës së Lipjanit.

Ndër të tjera, PDK dhe kandidati Buja marrin përsipër që gjatë mandatit katërvjeçar të përfshijnë projektet dhe prioritetet e komunitetit ashkali në të gjitha fushat e kompetencave komunale, duke siguruar edhe përfaqësim të drejtë institucional.

Ky bashkëpunim synon të ndërtojë një Lipjan më gjithëpërfshirës, ku çdo komunitet të jetë i përfshirë dhe të ketë zërin e vet në zhvillimin e përbashkët të komunës.