Buffon synon të luajë edhe një sezon te Juventusi

Portieri italian Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli aktiv në fund të këtij edicioni, pasi pritet të rinovojë kontratën me Juventusin deri në verën e vitit të ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”. Buffon që u rikthye te Juventusi para fillimit të këtij edicioni pas një viti te PSG-ja, ka kontratë me ekipin italian deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

41-vjeçari, ka qenë pjesë e Juventusit për 17 vjet përpara se të largohej vitin e shkuar derisa karrierën e ka nisur te Parma.

Ai këtë edicion, ka regjistruar shtatë paraqitje në të gjitha garat deri më tani.

“Juventusi dhe Buffon janë në negociata për rinovimin e kontratës edhe për një vit, pasi portieri 41-vjeçar po planifikon të luajë edhe edicionin tjetër”, ka shkruar gazeta italiane. Buffon me Juventusin ka fituar nëntë tituj kampioni në Serie A.