Buffon: Ende pyes vetën pse më përjashtuan nga ndeshja kundër Realit

Gianluigi Buffon do ta luajë ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainin në javën e ardhshme.

Buffon ishte sanksionuar në gjysmëfinalen e stinorit të kaluar në ndeshjen Real Madridi – Juventus.

“Është e vërtetë që pas ndeshjes e ngrita zërin shumë, mirëpo në fushë sjellja ime ishte krejtësisht sportive”, ka thënë Buffon.

“U përjashtova, dhe ende pyes vetën pse”.

Buffon ishte dënuar me tri ndeshje moslojë në garën e Ligës së Kampionëve, pasi në momentet e fundit u akordua penallti për Real Madridin, të cilin pastaj e realizoi Cristiano Ronaldo dhe e dërgoi Realin në finale për ta fituar këtë trofe për të tretën herë me radhë.