Broja realizon edhe golin e dytë për Southamptonin

Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ka realizuar edhe golin e dytë për Southamptonin.

Southamptoni po kryeson 6:0 ndaj Newport Countyt në kuadër të League Cup.

Për Brojën është debutim me fanellën e Southamptonit. Ai realizoi golin e parë në minutën e 9-të dhe të dytin në minutën e 57-të.