Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës në 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, u ka dërguar një letër shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Kryeministrja e Serbisë përmes kësaj letre kërkon prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Republikën e Kosovës, që ta rishqyrtojnë njohjen e tyre për shkak të “politikave dhe hapave joseriozë të taksave”.
Në këtë letër, sipas një burimi diplomatik të Ballkani.info, kryeministrja e Serbisë ka theksuar se eksporti i Serbisë në Kosovë është i vogël dhe lëvizë prej 2.5 – 3 për qind të vëllimit të përgjithshëm që Serbia eksporton nëpër botë.
Duke iu referuar eksportit në Kosovë, sipas kryeministres serbe, masa e vendosur nga autoritetet e Prishtinës nuk do të ketë asnjë ndikim në ekonominë e Serbisë, porse ajo do të ketë ndikim në zhvillimet politike rajonale. /Ballkani.info/







