serbia

Brnabiq: Nëse vazhdon taksa, Serbia në vitin 2019 do të humbasë 514 milionë euro

Serbia vazhdon të ankohet në Bruksel dhe gjithandej ku mundet për taksën 100 për qind ndal mallrave serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë pa u bërë një muaj që kjo taksë është vendosur, Serbia ka filluar t’i bëjë llogaritë për humbjet që po i pëson.

“Nëse vazhdon taksa e Kosovës 100 % për mallrat e Serbisë, ekonomia serbe në vitin që vjen do të ketë humbje më shumë se 514 milionë euro”. Kështu ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërbaniq.