Britma dhe të qara! Para pak ditësh ishte kthyer nga Spanja, ky është personi që u ekzekutua sonte në Vlorë VIDEO

Vetëm pak ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit Bledar Birçe, Vlora është tronditur sërish mbrëmjen e sotme nga një tjetër vrasje.

Mësohet se një 38-vjeçar është qëlluar me kallashnikov në lagjen “Pavarësia” të këtij qytetit. Bëhet fjalë për Delon Troqen, i cili është ekzekutuar me 15 plumba kallashnikovi dhe ka ndërruar jetë në spital.

Viktima Delon Troqe

Një automjet po digjet në Sherishtë të Vlorës, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët, që sipas policisë mund të kenë ikur drejt lumit të Vlorës, raporton A2.

Raportohet nga forcat e rendit se janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Vetëm disa ditë më parë qyteti bregdetar u trondit nga një vrasje e bujshme, ku u vra me kallashnikov 40-vjeçari Bledar Birçe .

Automjeti i djegurnë Sherishtë të Vlorës, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.