Britania reagon pasi Rusia ia ndaloi hyrjen kryeministrit Boris Johnson

Një zëdhënës i qeverisë britanike i ka thënë mediumit The Guardian se Britania mbështet Ukrainën dhe dënon veprimet e Rusisë pasi sot Kremlini ia ndaloi hyrjen kryeministrit britanik Boris Johnson dhe disa zyrtarëve të tjerë britanikë.

“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë qëndrojnë të bashkuar në dënimin e veprimeve të qeverisë ruse në Ukrainë dhe duke i bërë thirrje Kremlinit të ndalojë luftën. Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën.”, ka thënë ky zyrtar qeverinë për The Guardian.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi ishte marrë “në funksion të veprimit të paprecedentë armiqësor nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”.

Dominic Raab, Grant Shapps, Priti Patel, Rishi Sunak, Këasi Këarteng, Nadine Dorries, James Heappey, Nicola Sturgeon, Suella Braverman dhe Theresa May gjithashtu u është ndaluar hyrja në Rusi.