Britania nuk beson në ‘teorinë e laboratorit’: Thotë se koronavirusi ka kaluar nga kafshët te njerëzit

Mbretëria e Bashkuar beson se ka shumë të ngjarë që koronavirusi ka kaluar nga kafshët te njerëzit, dhe nuk ka ndonjë lidhje me laboratorët kinezë.

Mundësia që SARS-CoV-2 – lloji i koronavirusit që shkakton COVID-19 – të ketë dalë rrjedh rastësisht nga një laborator kinez, nuk mund të kundërshtohet, por ai konsiderohet i pamundur, sipas burimeve të informuara të Ëhitehall.

Pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar është në kundërshtim me një pretendim të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se kishte parë prova që Instituti i Virologjisë Ëuhan ishte burimi i pandemisë.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo vazhdoi më tej, duke pretenduar se kishte një sasi të konsiderueshme provash për të mbështetur këtë teori.

Administrata amerikane ka hedhur fajin ndaj Kinës për pandeminë, dhe origjinën e kësaj pandemie, dyshime këto që çdo ditë e më shumë po bëhen politike.

Një deklaratë e lëshuar nga agjensitë spiune të SH.B.A-së javën e kaluar ishte më e ekuilibruar kur konsiderohej nëse virusi fillimisht infektoi njerëzit natyrshëm nga një ndërveprim me një kafshë apo nëse transmetimi ka ndodhur rastësisht në një laborator.

Liu Xiaoming, ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e Presidentit Trump si “dezinformim”.

Pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar për origjinën e koronavirusit është më shumë në përputhje me Australinë – një anëtar i bashkësisë së bashkimit të inteligjencës Five Eyes së bashku me Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Zelandën e Re.

Mbretëria e Bashkuar beson se vendndodhja e saktë e kafshës së parë që transmetoj virusin tek njerëzit, nuk mund të dihet kurrë.