Qeveria britanike ka njoftuar zyrtarisht se ka vendosur sanksione ndaj Eugene Tenenbaum, drejtorit të klubit të futbollit Chelsea.

Është një hap i ri i ndërmarrë nga qeveria britanike në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, dhe Tenenbaum, një shtetas ruso-kanadez, i janë ngrirë të gjithë pronat e tij.

Gjithashtu thuhet se çdo avion, anije apo çdo pasuri tjetër e luajtshme në pronësi të tij mund të konfiskohet nëse ai hyn në Mbretwrinw e Bashkuar.

Qeveria britanike reagoi në të njëjtën mënyrë ndaj David Davidovitch, një bashkëpunëtor i ngushtë i Roman Abramovichit, njeriu i parë për një kohë të gjatë i Chelseat. Vlerësohet se qeveria britanike ngriu rreth 12 miliardë euro pasuri me sanksionet e shpallura ndaj këtyre dy oligarkëve, që është masa më e madhe e vendosur ndonjëherë nga qeveria britanike.