Sërish pritet të ketë përplasje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe atë në Nju Jork në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kjo, sipas mediave serbe, nëse në Këshillin e Sigurimit lejohet debati për ndërhyrjen, aksionin e Policisë së Kosovës në veri. Kjo mund të ndodh në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit që mbahet për Kosovën.

Burime të mediave serbe bëjnë të ditur se tashmë ka filluar lufta e grupeve lobuese që tema e aksionit në veri të jetë në rend dite më 10 qershor, transmeton Ballkani.info.

“Në mbledhjen e radhes të Këshillit të Sigurimit do të shqyrtohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut, por vende të caktuara, si Britania e Madhe dhe Amerika nuk dëshirojnë që në këtë mbledhje të diskutohet për aksionin e Policisë së Kosovës në veri”, thonë burimet.

“Rusia do të jetë propozues i kësaj teme, kurse Kina ka paralajmëruar se mund ta mbështesë këtë propozim”, thonë tutje burimet e mediave serbe.

Për mbledhjen e 10 qershorit ka folur edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili megjithatë ka thënë se kjo mbledhje nuk pritet të jep rezultat apo efekte konkrete. /Ballkani.info/