Britania bëhet me sekretarin e ri për Brexit

Stephen Barclay është emëruar Sekretari i ri për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, teksa kryeministrja britanike Theresa May synon të plotësojë të gjitha postet në kabinetin e saj.

Barclay, i cili ka qenë mbështetës i largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, ka shërbyer më parë si Ministër i Shëndetësisë dhe Kujdesit Shëndetësor.

Ai zëvendëson Dominic Raab, i cili dha dorëheqjen të enjten pas publikimit të planit të kryeministres May për Brexit.

Zëdhënësi i kryeministres ka deklaruar se Barclay do të vazhdojë përgatitjet për marrëveshje rreth Brexit.

Barclay është personi i tretë që emërohet në postin e Sekretarit për Brexit, që prej krijimit të këtij posti.

Dominic Raab dhe David Davi kanë dhënë dorëheqje pas publikimit të strategjisë së May për Brexit në periudha të ndryshme.

Kabineti i kryeministres May është pajtuar për planin e saj fillestar për Brexit.