Një stuhi e shoqëruar me breshër pasdite ka goditur zonën e pjesës veriore të Kantonit Zenicë-Doboj, në Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa më e keqja ka qenë në Doboj dhe Graçanicë.
Breshër pothuajse në madhësinë e një topi tenisi ka rënë rreth orës 17:30 në zonën Doboj Lindore në Staniq Rijeka, por edhe në Graçanicë, ku janë regjistruar edhe dëme materiale në automjete dhe vetëm në orët në vijim do të përmblidhen të gjitha dëmet, transmeton Ballkani.info.

Stuhia nuk e ka anashkaluar as Zvornikun, ku ka rënë breshër në madhësinë e arrave, i cili ka shkaktuar shumë dëme te fermerët dhe pas pak minutash ka zbardhur sipërfaqet e gjelbra.

Ndryshe, sot ishte dita e fundit e temperaturave të larta në këtë valë të të nxehtit në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa në ditët në vijim priten edhe reshje. /Ballkani.info/







