Brenda tuneleve të vdekjes së Hamasit, nga ku bëhen kontrabanda e armëve dhe sulmet ndaj Izraelit

Në një luftë të pabarabartë për shkak të kapaciteteve të ndryshme të armatimit, militantët palestinezë janë përpjekur të gjejnë mënyra të ndryshme për të sulmuar forcat izraelite, të cilat janë gjithnjë në gatishmëri.


Tunelet nëntokësore janë një prej zgjidhjeve të Hamasit për të organizuar sulme të befasishme ndaj Izraelit dhe për të bërë kontrabandë armësh mes dy vendeve.

Gjatë ditëve të fundit të bombardimeve të aviacionit izraelit raportohet se është shkatërruar një rrjet i madh tunelesh të Hamasit në nëntokën e qytetit të Gazës.